UBT News

Studentët e programit Shëndeti Publik dhe Menaxhimi në UBT zhvilluan një vizitë studimore në Spitalin “Hygea” në Tiranë

Studentët e nivelit master në programin Shëndeti Publik dhe Menaxhimi në UBT, të prirë nga profesori Naser Rugova, kanë zhvilluar një vizitë studimore në Spitalin “Hygea” në Tiranë.

Përgjatë kësaj vizite, studentët u mirëpritën nga Drejtori Ekzekutiv i Spitalit “Hygea”, njëherit ish-ministri i Shëndetësisë së Republikës së Shqipërisë, Leonard Solis, ku u njoftuan me aspektet e funksionimit, organizimit dhe nivelin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore të këtij spitali.

Ndër të tjera, studentët patën rastin të shohin nga afër punën dhe angazhimin e stafit në këtë spital, si dhe mjetet teknologjike me të cilat punohet, duke u njoftuar gjerësisht për trajtimin e pacientëve.

Exit mobile version