Studentët e vitit të tretë të programit Inxhinieria e Energjisë në UBT, të shoqëruar nga profesoresha Ines Bula dhe profesorë të tjerë, kanë realizuar një vizitë studimore në impiantin PV EcoPark në Gjakovë, një prej më të mëdhenjve në Ballkanin Perëndimor me fuqi prej 6 MW.
Studentët kanë pasur mundësinë të shohin nga afër lidhjen praktike të paneleve solare me lidhje paralele të stringjave në inverter DC – AC, teksa qëllimi i kësaj vizite ka qenë marrja e njohurive praktike inxhinierike të ndërlidhura me ato teorike.
Transformimi i tensionit të inverterve AC në 35 KV me transformator energjetik në rrjetin shpërndarës ishte po ashtu fokus i vizitës. Qendra operative dhe sistemi i komunikimit të informatave nga qasja e transformimit të tensionit ishte koncentrimi më i madh i studentëve nga ku u shtruan pyetje të shumta.