UBT News

Studentët e nivelit master të Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, bëjnë përpunimin e domates

Studentët e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT, niveli master, në kuadër të ushtrimeve eksperimentale në procesin e konzervimit të ushqimit kanë bërë përpunimin e domates.

Në kuadër të ushtrimeve, studentët kanë përpunuar domaten me linjën multifunksionale: Frigojollinox, në laboratorin e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, në Parkun Shkencor Inovativ, në Lipjan.

Studentët panë nga afër dhe praktikuan mënyrën se si bëhet përpunimi i domates, duke kombinuar në mënyrë profesionale atë që kanë përvetësuar në shpjegimet teorike nga profesionistët e ushqimit dhe bioteknologjisë.

Fakulteti Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT, përmes laboratorëve inovativ të ushqimit dhe bioteknologjisë, studentëve iu mundëson kryerjen e punës praktike krahas asaj teorike brenda ambienteve të institucionit, teksa nuk mungojnë edhe vizitat studimore në kompani të ndryshme të ushqimit, në mënyrë që studentët të jenë të përgatitur për tregun e punës.

Exit mobile version