Studentët e nivelit master në Fakultetin Ndërtimtari dhe Infrastrukturë në UBT, në kuadër të lëndës: “Komunikacioni Urban”, të udhëhequr nga profesori, Beni Kizolli, zhvilluan një vizitë studimore në Ndërmarrjen Publike Lokale “Prishtina Parking”.
Studentët u mirëpritën nga kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Lokale “Prishtina Parking”, Sokol Havolli, i cili prezantoi vizionin dhe misionin e ndërmarrjes, si dhe në kuadër të bashkëbisedimit u diskutua edhe përvoja, potenciali dhe prioritetet e ndërmarrjes.
Vizita studimore u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për studentët për të njohur më mirë praktikën e një ndërmarrjeje publike lokale dhe për të kuptuar se si komunikacioni urban ndikon në zhvillimin dhe menaxhimin e infrastrukturës. Kjo përvojë e arritur do të ndihmojë studentët në zhvillimin e aftësive të tyre në fushën e ndërtimit dhe planifikimit urban.