Studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, të shoqëruar nga dekani Ferid Selimi, profesorët: Musa Sabedini, Votim Hanoli dhe koordinatorja e fakultetit, Marigona Xhigoli, qëndruan për një vizitë studimore në Tiranë, me ç’rast panë nga afër punën në televizionin Top Channel.
Përgjatë kësaj vizite, studentët patën rastin të shohin nga afër punën dhe angazhimin e gazetarëve dhe stafit të Top Channel, duke përfituar dhe përforcuar njohuritë e tyre mbi politikën redaktoriale që përdor ky televizion në Shqipëri.
Nga kjo vizitë studentët e UBT-së u njoftuan edhe me ambientet e televizionit, si dhe me teknologjinë që përdor për transmetime të emisioneve të ndryshme, nga e cila përfituan një eksperiencë të re dhe ndryshe nga herët tjera.