UBT News

Studentët e MBE-së në UBT vizitojnë agjencionin e marketingut dhe studion e fotografisë “Korniza”

Studentët e Fakultetit të Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT, në kuadër të lëndës “Marketing dhe Menaxhim i Shitjeve” me Profesor Rajan Arapi, zhvilluan një vizitë studimore në agjencionin e marketingut dhe studion e fotografisë “Korniza”.

Kjo vizitë ishte një mundësi e shkëlqyer për studentët për të njohur nga afër punën e këtij agjensioni dhe për të thelluar kuptimin e tyre mbi proceset e marketingut dhe menaxhimit të shitjeve.

Gjatë vizitës, studentët u njoftuan me punën kreative të agjensionit “Korniza”, qasjen e tij ndaj klientëve dhe mënyrën e menaxhimit të shërbimeve të marketingut dhe fotografisë.

Drejtori i studio “Korniza”, Art Gashi dhe stafi i tij bënë një prezantim të detajuar të proceseve dhe strategjive që përdoren për të ofruar shërbime cilësore dhe për të ndihmuar klientët të arrijnë qëllimet e tyre në fushën e marketingut dhe dizajnit vizual.

Në vazhdim, studentët patën mundësinë të diskutojnë me drejtorin dhe stafin për shumë aspekte të teorisë dhe praktikës në fushën e marketingut dhe menaxhimit të shitjeve, duke përfshirë ndërlidhjen midis njohurive teorike që ata studiojnë dhe sfidave reale të industrisë. Kjo diskutim i hapur u bë një mundësi e shkëlqyer për të mësuar dhe për t’u thelluar në aplikimin e koncepteve të marketingut në botën reale.

Në fund të vizitës, drejtori i studio “Korniza”, Art Gashi, shprehu gatishmërinë e tij për të ofruar mundësi praktike për studentët e UBT-së, duke i ftuar ata të ndjekin praktika pranë këtij agjensioni. Ai theksoi se kjo është një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin dhe avancimin e karrierës profesionale të studentëve në fushën e marketingut dhe fotografisë./UBTNews/D.E./

Exit mobile version