UBT News

Studentët e Inxhinierisë së Energjisë në UBT zhvilluan vizitë studimore në KEDS

Studentët e Fakultetit Inxhinieria e Energjisë në UBT, të udhëhequr nga profesoresha Ines Bula, kanë zhvilluar një vizitë studimore në KEDS në Prishtinë.

Vizita u orientua me qasjen praktike duke i ndërlidhur me ato teorike, teksa ishte një mundësi e mirë për të mësuar më shumë për matjen e energjisë elektrike dhe qendrën dispeqerike që operohet për nivelet e trafostacioneve 35/10/04 Kv.

Studentët patën mundësi të shohin nga afër edhe punën dhe veprimtarinë e KEDS dhe rolin e tyre në sektorin e energjisë në Kosovë.

Exit mobile version