Studentët e vitit të tretë të programit Inxhinieria e Energjisë në UBT, nën udhëheqjen e profesorëve Vehbi Sofiu, Sami Makolli dhe Faton Maloku, kanë realizuar një vizitë studimore në “HEC Fierza”.
Studentët u mirëpritën nga drejtori i “HEC Fierza”, Vasil Muslija, dhe inxhinieri udhëheqës, Riza Gjyriqi, të cilët i njoftuan ata me qasjen praktike të prodhimit të hidroenergjisë duke i ndërlidhur me ato teorike të lëndëve hidroenergji dhe praktikë në industri.
Studentët e panë nga afër gjenerimin e energjisë elektrike nga agregatet e instaluar dhe mësuan procesin e monitorimit dhe mirëmbajtjes së operimit. Inxhinieri përgjegjës shpjegoi në detaje edhe pjesën e skades operuese, pjesën e mbrojtjes së stabilimenteve, matjes së energjisë elektrike, si dhe shpërndarjes së energjisë në nënstacionin e afërt që operohet në nivelin e trafostacionit 400/220/110kV /kV/kV.
Kjo vizitë studimore ishte një mundësi e shkëlqyeshme për të përfituar njohuri të reja rreth hidroenergjisë me fuqi të madhe dhe roli i BRE-ve me integrim të tregut të përbashkët energjetik Kosovë Shqipëri në sektorin e energjisë.