Studentja e vitit të tretë Sihana Bokshi së bashku me grupin e studentëve të Fakultetit Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT, në kuadër të lëndës “Të ushqyerit e bimëve”, me bartësin e lëndës Prof. Ismet Babaj dizajnuan dhe implementuan protokollin e të ushqyerit të sallatës së gjelbër të kultivuar në sistem të kultivimit në hidroponi NFT (Nutrient Film Technique).
Ky projekt inovativ është zhvilluar me sukses në serrat e Parkut Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan. Përmes kësaj pune, studentët kanë demonstruar aftësitë e tyre në përdorimin e teknologjisë së hidroponisë për të rritur sallatën e gjelbër në mënyrë efikase.
Gërshetimi i teorisë dhe praktikës është theksuar si një element kyç në këtë projekt, dhe rezultati final tregon një sukses të vërtetë. Kjo dëshmon se studentët e UBT-së janë të aftë të integrojnë njohuritë teorike në fushën e inxhinierisë dhe mjedisit me aftësitë praktike, duke krijuar një lidhje të fortë midis studimit dhe aplikimit të dijeve në praktikë.