Studentët e programit Inxhinieria e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT, si në nivelin Bachelor ashtu edhe Master, zhvilluan një vizitë praktike studimore në dy nga ndërmarrjet më të njohura të sektorit të bletarisë në vend, “API ROI” dhe “APIMODERNA”.
Gjatë kësaj vizite, studentët patën mundësinë të njoftohen nga afër me proceset e prodhimit, përpunimin dhe kontrollin e cilësisë në këto industri, duke parë në praktikë se si funksionojnë standardet profesionale në sektorin e prodhimit të mjaltit dhe produkteve të tjera bletare.
Vizita u zhvillua në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të UBT-së për të kombinuar teorinë me praktikën, duke i ofruar studentëve një përvojë të drejtpërdrejtë në terren, që ndihmon në zgjerimin e njohurive akademike dhe zhvillimin e aftësive praktike profesionale.
Ky aktivitet dëshmon edhe njëherë qasjen moderne të UBT-së në arsim, përmes lidhjes së ngushtë me industrinë dhe krijimit të mundësive konkrete për përgatitje të avancuar profesionale, duke përgatitur studentë të aftë për tregun e punës dhe sfidat reale të sektorëve të agrikulturës dhe mjedisit.