UBT News

Studentët e Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT kultivuan bimë me sistemin inovativ të Hidroponisë

Bashkërendimi i teorisë dhe praktikës është indikatori më i vlefshëm që dëshmon suksesin e studentëve të UBT-së në tregun e punës, si dhe nivelin e lartë të përkushtimit të institucionit ndaj përgatitjes profesionale të studentëve.

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT, kanë zbatuar me profesionalizëm dy sisteme të kultivimit në hidroponi NFT (Nutrient Film Technique) dhe DWC (Deep Water Culture), të cilët mbollën bimë me një sistem rrënjor dhe masë vegjetative në gjendje perfekte.

Kultivimi në këtë sistem mundëson rritje të bimës në mënyrë natyrale dhe ofron disa përparësi në krahasim me kultivimin tradicional.

E tërë teoria zbatohet në laboratorët e Fakultetit Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit, të cilët janë të pajisur me të gjitha mjetet dhe aparaturat e nevojshme, që shfrytëzohen nga studentët për jetësim të projekteve

Kjo mënyrë e të mësuarit ndihmon studentët që të përforcojnë njohuritë e tyre praktike dhe të aftësohen profesionalisht.

Exit mobile version