Studentët e vitit të dytë dhe të tretë të Fakultetit Inxhinieri e Energjisë dhe Menaxhment në UBT, së bashku me profesorët, kanë zhvilluar një vizitë studimore në kompaninë Electra, e cila ofron shërbime dhe produkte në fushën e energjisë.
Studentët u pritën nga menaxheri i kompanisë, inxhinieri Lutfi Gashi, i cili në detaje ka shpalosur hartimin e projekteve për ndërtimin e centraleve me energji të ripërtëritshme dhe rrjeta distribuive të niveleve të ndryshme me stabilimente elektroenergjetike.
Gjithashtu, studentët e UBT-së u njoftuan për së afërmi edhe me materialet elektrike, të cilat janë të nevojshme për energjizimin e stabilimenteve.
Në kuadër të kësaj vizite, studentët bashkë me profesorët patën mundësinë të shohin edhe fabrikën e Electros që bënë prodhimin e ndërprerësve të fuqive të mëdha të nivelit 04kV, 10kV dhe 35kV, poashtu edhe montimin e elementeve elektrike në kthinat e niveleve të ndryshme të tensionit.
Në fund, ata u njoftuan edhe me shqyrtimin e elementeve energjetike nga laboratori i kompanisë, i cili i certifikon për standardizim të sigurisë së elementeve në punë.