Studentët e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, zhvilluan një vizitë studimore në kuadër të praktikës profesionale në kompaninë “Me Agro” në fshatin Llugagji të Lipjanit.
Studentët patën mundësi të thellojnë njohuritë e tyre rreth kultivimit të produkteve të ndryshme, si dhe analizuan lëndën e parë për përpunimin e ushqimeve dhe kushtet e ruajtjes në temperatura të ulta të produkteve ushqimore.
Vizitat e tilla në kuadër të Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, janë në shërbim të studentëve për të përforcuar njohuritë rreth profesionit, duke i bërë ata më të përgatitur dhe të gatshëm për të punuar në tregun vendor dhe ndërkombëtar.
