UBT News

Studentët e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, realizuan disa vizita të karakterit studimor

Studentët e nivelit master në Fakultetin Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, kanë realizuar disa vizita studimore në kuadër të planprogramit modern që parasheh kurrikula e nivelit master të Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT.

Studentët vizituan disa kompani prodhuese në Kosovë, të cilat janë të njohura për prodhimin dhe përpunimin e gjërave ushqimore, disa prej tyre edhe bazike për familjet tona.

Fillimisht studentët e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, vizituan qumështoren “Drena”, nga ku për së afermi u njoftuan edhe me proceset e përpunimit si: ftohja, homogjenizimi, standardizimi, pasterizimi, fermentizimi, mbushja, paketimi, ruajtja, mbajtja e higjienës së stafit dhe industrisë, për sigurinë në punë, si dhe për kushtet dhe mënyrën e shpërndarjes së produkteve.

Më pas vizitën e tyre studentët e UBT-së e vazhduan në rafinerinë “Floil”, kompaninë “Fluidi”, si dhe në fabrikën “Birra Prishtina”, nga ku u pritën nga stafi i kompanive respektive dhe u njoftuan me mënyrën e zhvillimit të procesit të punës, sfidave dhe detajeve të tjera për secilën kompani veç e veç.

UBT vazhdimisht inkurajon studentët që të jenë pjesë e vizitave studimore pasi që realizimi i vizitave të tilla ndihmon shumë që të zhvillohet aspekti praktik dhe i asaj që zhvillohet realisht në terren.

Exit mobile version