Nën shoqërimin e profesorit, Shpendim Oxha, studentët e Fakultetit Shkenca Politike në UBT, kanë vizituar Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga ku janë pritur nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Në këtë vizitë, studentët e Fakultetit Shkenca Politike në UBT, janë njoftuar me punën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, teksa zhvilluan edhe një bashkëbisedim me të parin e Kuvendit, duke zhvilluar një interaktivitet mes studentëve dhe kryetarit Konjufca.
Kryetari Konjufca, ndau eksperiencat e tij me studentët e UBT-së, duke shpjeguar për karrierën e tij si politikan, si dhe ndau me studentët edhe eksperiencat e tij si ish-ministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe tani si kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.