UBT News

Studentët e Fakultetit Psikologji në UBT kanë realizuar një vizitë studimore në Qendrën e Shëndetit Mendor në Prishtinë

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit Psikologji në UBT, në kuadër të lëndës “Psikologji Abnormaliteti”, të udhëhequr nga profesoresha Violeta Zefi, kanë realizuar një vizitë studimore në Qendrën e Shëndetit Mendor në Prishtinë.

Në këtë vizitë studimore, studentët janë pritur dhe udhëhequr nga drejtori i QShM-së, Sami Rexhepi, i cili i njoftoi ata me punën dhe aktivitetet e kësaj qendre.

Ndër të tjera, studentët arritën të njoftohen për shërbimet psikiatrike, psikologjike, psikosociale, psikoedukimin e familjes, teknikat e ngritjes së vetëdijes, vizitat shtëpiake, qëndrimin ditor, terapinë individuale dhe grupore, si dhe aktivitetet rehabilituese dhe aktivitete rekreative që ofrohen në QShM.

Kjo vizitë në kuadër të Fakultetit Psikologji në UBT, kishte për qëllim që studentët të njoftohen për së afërmi më punën e QShM-së dhe rolin e profesionisteve të shëndetit mendor në kuadër të qendrës.

Exit mobile version