Studenti i Fakultetit Muzikë Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në UBT, Armend Xhoni, së bashku me studentët e tjerë të këtij programi të studimit, kanë realizuar një prezantim të dokumentarit muzikor të titulluar: “Muzika artistike në Kosovë”.
Ky dokumentar është prezantuar para studentëve dhe profesorëve të Fakultetit Muzikë Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në UBT, në kuadër të lëndës Strategjia e Biznesit të Muzikës, që e ligjëron profesoresha Aida Gjikolli.
Puna e studentëve të Fakultetit Muzikë Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi dhe studentit Armend Xhoni është vlerësuar lartë nga profesionistët e fushës së muzikës moderne dhe prodhimit digjital që janë pjesë e UBT-së, duke dëshmuar edhe njëherë se studentët e UBT-së kanë talent dhe në të ardhmen e afërt do të përfaqësojnë Kosovën në festivale të ndryshme të muzikës.
Fakulteti Muzikë Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në UBT, është një prej programeve të studimit i cili vazhdon të nxjerrë të rinj të talentuar e kuadro profesionale për industrinë muzikore dhe institucione të ndryshme kulturore.