Studentët e vitit të tretë të Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, në kuadër të lëndës “Ndërmarrësi dhe Menaxhim i Inovacionit”, të shoqëruar nga profesoresha Emira Shehu, kanë zhvilluar një vizitë studimore në kompaninë “Gjirafa”.
Qëllimi i kësaj vizite studimore ishte që studentët përveç shtjellimit teorik të temës “Ndërmarrësia dhe Inovacioni”, si dhe të njoftohen me zhvillimet praktike që aktualisht aplikohen nga kompania “Gjirafa”.
Vizita është realizuar në objektin qendror në Magjistralen Prishtinë – Ferizaj, ku studentët janë mirëpritur nga stafi kompetent, të cilët kanë shpalosur historikun e zhvillimit të kompanisë, produktet dhe shërbimet inovative, ambientin e punës, përfitimet e stafit, si dhe zhvillimin e tyre profesional.