Studentët e vitit të dytë të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, në kuadër të ushtrimeve praktike në lëndën “Punë Praktike në Mediat e Shkruara”, të udhëhequr nga profesori Muhamet Hajrullahu kanë zhvilluar një punëtori në portalin e lajmeve “Telegrafi”.
Kjo punëtori ishte një mundësi unike dhe e shkëlqyer për studentët që të tregojnë aftësitë e tyre në një ambient real pune dhe të përfitojnë eksperiencë të vlefshme për karrierën e tyre të ardhshme si gazetarë.
Në kuadër të kësaj punëtorie, studentët kanë përfituar njohuri të reja rreth rolit të gazetarëve, punës në terren, përpilimit të lajmeve, si dhe rreth fazave të prodhimit të një artikulli, duke filluar nga përzgjedhja e temës deri te shkrimi dhe redaktimi i artikullit.