Studentët e nivelit master në Fakultetin Juridik në UBT, drejtimi Penal, kanë realizuar një vizitë studimore në Institutin për Mjekësi Ligjore të Republikës së Kosovës.
Studentët patën mundësi që nga afër të njoftohen me punën e institutit, si dhe me procedurat që ndiqen për realizimin e autopsisë, nga ku përfaqësues të këtij institucioni në detaje kanë dhënë shpjegime lidhur me të gjitha procedurat që duhet ndjekur përbrenda Institutit për Mjekësi Ligjore.
Krahas punës teorike, studentët me anë të realizimit të këtyre vizitave studimore po kanë mundësi që të përvetësojnë edhe më shumë aspektin praktik, nga ku po përgatiten që të jenë të gatshëm për tregun e punës.