Studentët e vitit të tretë të Fakultetit Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT, kanë zhvilluar një vizitë studimore në fabrikën “VIPA Chips”, në Pestovë të qytetit të Vushtrrisë.
Në kuadër të lëndës “Menaxhimi i tokave”, nën shoqërimin e profesoreshës së UBT-së, Afete Musliu, studentët janë mirëpritur nga përfaqësuesit e kompanisë “Pestova”, ku bën pjesë edhe fabrika “VIPA Chips”, nga ku janë njoftuar për së afërmi lidhur me aktivitetin dhe punën që zhvillon kjo kompani.
Ndër të tjera, studentët në këtë vizitë studimore u njoftuan edhe me teknologjinë që përdor kjo kompani, me procesin e përgatitjes së produkteve finale, konkretisht me prodhimin e llojeve të ndryshme të çipsave nga lënda e parë e patates e deri te finalizimi i produktit.
Studentët zhvilluan një interaktivitet me përfaqësuesit e kompanisë, duke diskutuar kështu rreth cilësisë së lëndës së parë, analizave të tokës, si dhe rreth standardeve të cilave iu referohen për produktin e tyre.