Studentët e Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT së bashku me përfaqësuesit e studios “DYVO”, Nikki Murseli dhe Mevlude Skuroshi, zhvilluan një punëtori në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, lidhur me materialin e plastikës, llojet e plastikës dhe ripërdorimet e tyre.
Në kuadër të lëndës “Bazat e Dizajnit të Modës” studentët e programit Dizajn i Integruar në UBT të udhëhequr nga profesoresha Cenet Lika, patën rastin të mësojnë dhe të praktikojnë njohuritë e tyre rreth ruajtjes së materialit të plastikës dhe ripërdorimit të këtij materiali për të krijuar dizajne kreative.
Ndër të tjera, studentët patën mundësi të mësojnë më shumë rreth fushës së dizajnit nga përvoja e Nikki Murseli dhe Mevlude Skuroshi, të cilët shtjelluan detaje dhe i njoftuan ata më gjerësisht për punën e tyre në studion “DYVO”.