UBT News

Studentët e Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, morën pjesë në festivalin “Medienfrische” në Austri

Studentët e Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, të shoqëruar nga profesoresha Cennet Lika, si të ftuar special morën pjesë në festivalin “Medienfrische” që është duke u mbajtur në fshatrat e Tyrol të Austrisë.

Gjatë qëndrimit të tyre në fshatin Boden, në kuadër të festivalit “Medienfrische”, studentët e UBT-së, Drilon Gashi, Blerona Avdullahu, Gëzim Gashi dhe Nita Statovci, patën rastin të shohin pamjet e këtij fshati, duke i motivuar ata të punojnë post karta dhe video kreative.

Ky festival ka për mision bashkëpunimin dhe komunikimin ndërmjet studentëve dhe artistëve nga vende të ndryshme të botës, të cilët mblidhen në fshatrat e Tyrol të Austrisë, për t’u shoqëruar dhe punuar punë kreative.

Në këtë festival, i cili zgjat rreth pesë javë, marrin pjesë artistë të vendeve të ndryshme, aplikantët dhe studentët e UBT-së si të ftuar special, me ç’rast shprehin dhe ndajnë me njëri-tjetrin ide dhe punë kreative në fushën e artit dhe kulturës.

Exit mobile version