Studentët e vitit të tretë të Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT në kuadër të lëndës “Dizajnim i Materialeve të Zyrës“ të udhëhequr nga profesoresha Emina Rexhiq, kanë zhvilluar një vizitë studimore në objektet e kompanisë “Tiki” , e cila është byro e arkitekturës, fabrikë e mozaikut dhe fabrikë e zdrukthëtarisë.
Studentët u mirëpritën nga arkitektja dhe menaxherja e kompanisë, e cila i ka njoftuar studentët për gjithë procesin e dizajnimit të materialeve dhe prodhimit të tyre në sektorin e zdrukthëtarisë, duke i përfshirë edhe produktet për të gjitha nivelet e mobilimit për zyre.
Ky grup i studentëve patën mundësinë të shohin nga afër setin e gjërave të produkteve të mozaikut dhe të mësojnë më shumë për mënyrën e përpunimit dhe prodhimit të formave të aplikimit, si dhe përparësitë e materialeve të xhamit.