Studentët e vitit të dytë në Fakultetin Dizajn i Integruar në UBT, dega në Prizren, në kuadër të lëndës “Studio 3 Koncepti i dizajnit”, të udhëhequr nga profesoresha Arbëresha Hoxha kanë realizuar një vizitë studimore në Muzeun “Lidhja e Prizrenit”, në Prizren.
Përgjatë kësaj vizite studimore, studentët patën mundësinë të njoftohen rreth historisë dhe trashëgimisë kulturore, si dhe rreth kthimit të Muzeut Historik Kombëtar në një qendër kërkimore shkencore për të rinj.
Ndër të tjera, studentët patën mundësinë të shohin nga afër ndërtesën e Lidhjes së Prizrenit, muzeun, bibliotekën dhe leximoren, galerinë e arteve, të cilat ndodhen në kuadër të kompleksit të muzeut “Lidhja e Prizrenit”.