Studentët e Fakultetit Art dhe Media Digjitale në UBT, realizuan një vizitë studimore në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në kuadër të lëndës Praktika në Studio dhe Experimenti 1.
Në këtë vizitë studimore, studentët e UBT-së, patën mundësi që të marrin pjesë në ekspozitën e organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, realizuar nga Driton Selmani.
Sipas organizatorëve të kësaj ekspozite, kjo ekspozitë vjen në një kohë denoncimesh dhe zbulimesh të reja të varrezave masive të dyshuara në territorin e Serbisë, ku në mes të sallës u shfaqën ditët, orët, minutat dhe sekondat që nga zhdukja e 12 personave që u zhdukën në të njëjtën kohë.
Vizitat e tilla me karakter studimor, iu ndihmojnë studentëve që të zhvillojnë dhe përvetësojnë edhe më shumë profesionin e tyre, duke parë nga afër atë se çfarë e ardhmja i pret si sfida në rrugëtimin e tyre në karrierë.