Studentët e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, dega në Prizren, kanë realizuar maketën e Qëndresës Historike të qytetit të Prizrenit, një prej punimeve unike që luan rol të rëndësishëm në zhvillimin arkitektonik të qytetit të Prizrenit.
Në kuadër të lëndës “Arkitektura Bashkëkohore”, me profesorin Bekim Ceko, studentët e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, kanë arritur që me njohuritë dhe aftësitë e përfituara të bëjnë një punë të madhe e cila rezultoi të jetë e suksesshme.
Punimet e tilla jo vetëm që tregojnë dhe dëshmojnë se UBT ka studentë të përkushtuar dhe të aftë për të krijuar kushte më të mira për vendin, përmes profesioneve të ndryshme, në këtë rast përmes zhvillimit të arkitekturës dhe planifikimit të mirëfilltë hapësinor.
Programi Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT është i dizajnuar në atë mënyrë për të nxitur kontributin e studentëve në formë të projekteve, me një kurrikulë të bazuar në universitetet më prestigjioze të evropës dhe botës.