Studentët e vitit të dytë në Fakultetin Dizajn i Integruar në UBT, në kuadër të lëndës “Studio 3 Koncepti i Dizajnit”, të shoqëruar nga profesoresha Arbëresha Hoxha, kanë zhvilluar një vizitë studimore në Shtypshkronjën e UBT-së.
Në këtë vizitë studimore, studentët panë nga afër një mjedis të përshtatshëm dhe dinamik, i cili nxit zhvillimin në nivel individual dhe atë profesional, me pajisjet industriale dhe mjetet e nevojshme për prodhim.
Studentët po ashtu panë edhe punëtorinë për procesin e prodhimit, duke filluar nga projektimi, procesi i përpunimit të drurit, përgatitja e elementëve nga druri, gdhendja, ngjyrosja dhe montimi final.