Studentët e Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, të shoqëruar nga profesoresha Sebil Spat, kanë zhvilluar një vizitë studimore në qytetin e Prizrenit.
Ata kanë vizituar Qendrën për Trashëgimi Kulturore në Prizren, nga ku u mirëpritën nga zyrtarët e kësaj qendre, Kujtesa Godeni dhe Vesel Hoxha, të cilët i kanë njoftuar më detajisht studentët me punën e kësaj qendre.
Ndër të tjera, studentët e Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, janë njoftuar më në detaje me historikun e monumenteve dhe të gjitha detajet e tjera arkitekturale të tyre, teksa nga afër studentët patën mundësinë që të njohin edhe monumentet si: Kinema Lumbardhi, Teqja Helveti, si dhe Muzeun Arkeologjik Saat Kulla.
Vizitat e tilla studimore organizohen nga fakultetet përkatëse të UBT-së, me qëllim të njohjes nga afër të shumë proceseve me të cilat studentët do të përballen në të ardhmen pas përfundimit të studimeve.