Studentët e Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, në kuadër të lëndës: “Enterieri” të udhëhequr nga profesoresha Sebil Şpat, kanë zhvilluar një vizitë studimore në terrenin e projektit “Abi Platinum” dhe zyrën e shitjes.
Në këtë vizitë, studentët u njoftuan rreth projektit dhe për të gjitha detajet e tjera nga arkitekti, Edis Kocbasli dhe përgjegjësia e kompanisë, Elmedina Fusha.
Vizita e studentëve në terrenin e projektit “Abi Platinum” dhe zyrën e shitjes është një eksperiencë e vlefshme për të gjithë studentët e programit Dizajn i Integruar. Kjo vizitë u ofroi atyre një mundësi të shkëlqyer për të aplikuar dhe zgjeruar njohuritë e tyre praktike në fushën e dizajnit të enterierit dhe arkitekturës.