Studentët e vitit të tretë në Fakultetin Dizajn i Integruar në UBT, me specializim Dizajn Produkt, në kuadër të lëndës “Dizajnimi i materialeve të zyres”, të udhëhequr nga profesoresha Emina Rexhiq, kanë zhvilluar një vizitë studimore në Showroom-in “Tiki Design”.
Në këtë vizitë, studentët kanë pasur mundësi të eksplorojnë dhe të shohin në praktikë koncepte dhe ide inovative në fushën e dizajnit të materialeve të zyres.
Gjatë vizitës, studentët kanë bërë njohje të afërt me procesin e krijimit të materialeve të zyres, duke përfshirë dizajnin, materialet e përdorura, dhe teknologjitë e përdorura në prodhim.
Ata kanë pasur mundësinë të bisedojnë me përfaqësuesit e kompanisë dhe të marrin perspektivën e tyre në lidhje me sfidat dhe mundësitë në industrinë e dizajnit të produkteve për ambiente zyre.