Studentët e vitit të dytë të Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, në kuadër të lëndëve: “Metodat e Kërkimit në Dizajne” dhe “Komunikimi në Dizajn”, të udhëhequr nga profesoreshat Ardita Rizvanolli dhe Arbresha Hoxha, kanë zhvilluar një vizitë studimore në Fabrikën “Elnor”.
Ata u mirëpritën nga pronari i kësaj fabrike, Sheqer Uka, i cili i njoftoi rreth punës dhe angazhimit të stafit, misionit të fabrikës, historikut të themelimit, si dhe proceseve të tjera të cilat përfshihen në të.
Studentët kishin mundësinë të njihen me të gjithë procesin e prodhimit, duke filluar nga zyra për projektim, procesi i përpunimit të drurit, përgatitja e elementëve nga druri, gdhendja, ngjyrosja montimi final.