Në vigjilje të shënimit të 20-vjetorit të UBT-së, Fakulteti Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, ka mbajtur ekspozitën tradicionale tashmë, në të cilën u shpalosën shumë punime e prezantime të studentëve të zellshëm të këtij fakulteti.
Nën mentorimin e profesionistëve të Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, studentët përmes punimeve të tyre prezantuan vlerat e edukimit në fushën e arkitekturës, duke promovuar një qasje të fakultetit për t’i dhënë një zgjidhje sfidave të shoqërisë në aspektin rajonal dhe global.
Ekspertët e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor vlerësuan lartë punimet e studentëve, angazhimin e tyre, si dhe kreativitetin në ofrimin e zgjidhjeve për sfidat në fushën e arkitekturës dhe planifikimit hapësinor.
Fakulteti Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, përmes këtij aktiviteti dhe kësaj ekspozite tradicionale, synon që të ruaj promovimin e vlerave të studentëve dhe stafit akademik të UBT-së, duke sjell një qasje sociale të fakultetit për të trajtuar problemet e shoqërisë në vendin tonë.