Studentët e vitit të tretë në Fakultetin Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, dega në Prizren, në kuadër të lëndës “Bazat e Konstruksioneve nga Betoni, Celiku dhe Druri” me bartës profesorin Visar Krelani, kanë zhvilluar një vizitë studimore në një qendër të madhe ndërtimi që po realizohet në Prizren si ajo e “Albanika Rezidence” dhe po ashtu edhe shkollën e re të kësaj pjese, investim i Bashkimit Evropian dhe ndërtues kompania CONIN.
Studentët patën mundësi të dëgjojnë shpjegimet nga inxhinierët e Kompanisë “Master Ing” që po kujdesen të realizojnë punët e vrazhda. Si staf i inxhinierëve të cilët shpjeguan punët dhe angazhimet e kompanisë, ishin edhe ish-studentët e UBT-së, Inxh. Denis Cana dhe Inxh. Kreshnik Berisha, Ata shpjeguan aspektet që ishin të rëndësishme për studentët e Arkitekturës dhe që ndërlidhen me konstruksionin në përgjithësi dhe detajet e armimit në veçanti.
Kjo vizitë vazhdoi në shkollën e kësaj zonë e cila si investim i BE-së për Kosovën ka përzgjedhur të ndërtojë një shkollë unike dhe e cila po realizohet nga kompania ndërtimore kosovare CONIN. Gjithashtu, në këtë vizitë studentët u orientuan nga ish-studentët e UBT-së, tashmë inxhinierë përgjegjës në kompani, Bestar Dibra dhe Summeye Toska.
Në këtë objekt studentët u njoftuan për fazë më të avancuar të ndërtimit ku tani po realizohen punimet përfundimtare si suvatimi, dritaret, organizimi i hapësirave, laboratorëve dhe ku aspekti i arkitekturës po vihet edhe më shumë në pah.