UBT News

Studentë dhe profesorë të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT po qëndrojnë në TH Lubeck të Gjermanisë

Studentë dhe profesorë të Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT po qëndrojnë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Lubeck të Gjermanisë.

Si vazhdimësi e bashkëpunimit në mes UBT-së dhe TH Lubeck, studentët: Guri Berisha, Lend Sylejmani dhe Lisa Shaqiri, të shoqëruar nga profesorët: Dr. Lulzim Beqiri, Dr. Arbër Sadiku dhe Dr. Bekim Ceko, janë duke punuar në kuadër të projektit si studio e përbashkët, në të cilën trajtojnë hapësirat publike të Prishtinës.

Ky projekt synon shkëmbimin e përvojave akademike të mësimdhënësve dhe studentëve për temat unike që trajtohen në këtë studio.

Realizimi i këtij mobiliteti është përcjellë me aktivitete të punëtorive dhe prezantimeve.

Exit mobile version