UBT News

Studentë dhe profesorë të Agrikulturës morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Bujqësinë Organike

Studentë dhe profesorë nga Fakulteti Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT, morën pjesë në Konferencën e parë Ndërkombëtare për Bujqësinë Organike në Kosovë.

Në këtë konferencë të organizuar nga Organika që është ombrella e prodhimit organik në Kosovë, studentët e UBT-së patën mundësi që të njohin dhe të takojnë shumë prodhues dhe përfaqësues liderë të bujqësisë organike në Kosovë, si dhe të informohen më detajisht me sfidat që ky sektor ballafaqohet.

Një prej folësve në këtë konferencë ishte profesori i UBT-së, Ismet Babaj, i cili në panelin “Sfidat e bujqësisë organike në Kosovë”, ndau përvojën dhe njohuritë e tij lidhur me këtë tematikë, duke krijuar një interaktivitet të frytshëm me pjesëmarrësit e kësaj konference që i kontribuon zhvillimit të bujqësisë organike.

Exit mobile version