Nëse dëshironi të liroheni nga stresi, tashmë e keni përgjigjen. Ky fenomen shkakton ndryshime në relacionet metabolike si dhe zvogëlon kompleksin e vitaminave B dhe vitaminën C.
Mungesa e vitaminës B shkakton nervozë dhe zemërim. Disa komplekse të vitaminave B përmbajnë edhe vitaminën C, prandaj përdorimi i tyre është ideal për lirimin nga stresi dhe rregullon ekuilibrin shëndetësor, shkruan EO.
Përveç kësaj, vitaminat B (B1, B2, B6, B9, B12) janë të nevojshme për lirimin e energjisë që e marrim me anë të ushqimit, prandaj janë të rëndësishme dhe duhet marrë rregullisht.
Shumica e njerëzve e njohin vitaminën C për dobitë e saj në forcimin e imunitetit.
Por, vitamina C mund gjithashtu të ndihmojë nëse vuan nga stresi kronik apo stresi i tepruar.
Kjo vitaminë posedon përbërës anti-stresues dhe mund të ndihmojë trupit tuaj në prodhimin e serotonit, një neurotransmetues që ka efekt qetësues.