Stormy Daniels thotë se Donald Trump nuk e meriton të burgoset për pagesën e bërë ndaj saj, gjë e cila e solli ish-presidentin në gjykatë këtë javë për akuza penale.
“Unë nuk mendoj se krimet e tij kundër meje janë të denja për burgim”, i tha ajo moderatorit Piers Morgan në intervistën e saj të parë që nga seanca.
Ish-presidenti amerikan u deklarua i pafajshëm në një sallë gjyqi në Manhattan për 34 akuza për falsifikimin e të dhënave të biznesit.
Akuzat mbartin një dënim maksimal prej katër vjetësh.
Avokati i Trump i pagoi 130,000 dollarë zonjës Daniels përpara zgjedhjeve të 2016-ës për të heshtur, pasi ajo po kërkonte të dilte publikisht për një aferë të supozuar./UBTNews/