Rinor Luzha është studenti i radhës, që vjen nga Fakulteti Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, e që është përfitues i bursës për shkëmbim studentor në Linnaeus University në Suedi, në kuadër të programit Erasmus+.
Rekomandimet e shumta për t’u bërë pjesë e UBT-së, falë cilësisë, përkushtimit dhe seriozitetit të institucionit, kanë bindur Rinorin që t’i bashkohet UBT-së dhe shumë studentëve të tjerë që zgjodhën për të studiuar në UBT.
“Pasi i tregova shokëve të mi se kisha dëshirë të studioja në drejtimin Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, gati se të gjithë më rekomanduan UBT-në, kështu që pas disa hulumtimesh rreth syllabusit dhe programit në përgjithësi, vendosa të vijoj studimet këtu dhe mendoj se ka qenë një zgjedhje fantastike”, ka thënë studenti i Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Rinor Luzha.
Stafi akademik, korrektësia dhe afërsia me studentët që ka krijuar UBT, si dhe organizimi i eventeve siç është Konferenca Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, dhe Akademia Ndërkombëtare Verore, Rinorit i kanë dhënë mjaftueshëm njohuri dhe kompetenca për të vazhduar rrugën e tij në fushën që ai ka përzgjedhur për karrierën profesionale.
Nga shkëmbimi studentor, Rinori pret që të përfitojë eksperienca të reja, si dhe kultura të ndryshme, teksa ka inkurajuar studentët që të aplikojnë për shkëmbim studentor, për të fituar një këndvështrim dhe përjetim të paharrueshëm.