Storiet e suksesit të studentëve të UBT-së nuk kanë të ndalur, me institucionin që të rinjve nga të gjitha trevat shqiptare u ka hapur dyert për t’u bërë pjesë e një ekipi të madh e të suksesshëm.
Studentja e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Elsa Hyseni, është përfituese e bursës për shkëmbim studentor në Linnaeus University në Suedi.
Përzgjedhja e institucionit që do e ndihmon Elsën të zhvillohet për nga ana akademike, shkencore dhe profesionale, nuk ishte e vështirë, pasi që UBT është referencë për shkencat kompjuterike dhe inxhinieri në të gjithë Ballkanin.
“UBT më ka ofruar shumë mundësi që të zhvillohem për nga ana akademike dhe profesionale, dhe një prej tyre është edhe vazhdimi i studimeve për një semestër jashtë vendit. Gjatë studimeve në UBT kam përfituar mjaftueshëm që dija ime të më ndihmojë në projektet që kam dëshirë t’i zhvillojë në kohë të lirë”, ka thënë studentja e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Elsa Hyseni.
Veçantia e studimeve në UBT, programi, lëndët interaktive, si dhe profesorët kualitativ, i kanë ndihmuar shumë asaj dhe studentëve të tjerë, që të përkushtohen në rrugëtimin që kanë zgjedhur për karrierën e tyre profesionale.
Elsa beson se shkëmbimi studentor do t’i ndihmojë asaj shumë në zhvillimin akademik dhe do ta pavarësojë atë, duke njohur njerëz dhe kultura të reja, që më pas do t’i mundësojnë një këndvështrim më ndryshe nga përspektiva dhe aspekte të ndryshme të jetës.