Ministrat e jashtëm të të gjitha shteteve anëtare të NATO-s u mblodhën sot në Bukuresht për të diskutuar rreth mbështetjes së ardhshme për Ukrainën dhe forcimin e krahut lindor të aleancës.
Në një fjalim hapës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se NATO nuk duhet të heqë dorë nga angazhimi i saj ndaj Ukrainës.
Çfarë u tha deri më tani?
“NATO do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa duhet. Ne nuk do të tërhiqemi”, tha Stoltenberg.
“Fokusi kryesor është mbështetja e Ukrainës dhe garancia që presidenti rus të mos fitojë”, shtoi ai.
Ministrat pritet të diskutojnë rreth nevojës së vendit për furnizim me energji elektrike pas sulmeve ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës. Stoltenberg tha se aleatët e NATO-s kanë dorëzuar tashmë gjeneratorë dhe pjesë rezervë për të ndihmuar Ukrainën të rindërtojë objektet e dëmtuara.
“Mesazhi nga të gjithë ne do të jetë se duhet të bëjmë më shumë”, tha Stoltenberg. “Rusia në fakt po dështon në fushën e betejës. Si përgjigje ndaj kësaj, ata tani po sulmojnë objektiva civile e qytete, sepse nuk janë në gjendje të fitojnë territor”, shtoi ai./UBTNews/