Më shumë lajme vijnë tani nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ka mbrojtur të drejtën e kombeve si Ukraina për të kërkuar anëtarësimin në aleancë – gjë e cila është kundërshtuar fuqishëm nga Rusia.
“Ne nuk mund të pranojmë një kthim në epokën e sferave të ndikimit ku fuqitë e mëdha ngacmojnë, frikësojnë ose diktojnë të tjerët”, tha ai në konferencën për shtyp.
Stoltenberg thotë gjithashtu se NATO po shqyrton dërgimin e “grupeve luftarake” në Rumani dhe gjetkë në juglindje të territorit të aleancës.
“NATO duhet të përgjigjet kur shohim veprime agresive nga Rusia”, tha ai, ndërsa bëri thirrje për dialog dhe de-përshkallëzimin nga Moska./klankosova.tv