Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg të martën tha se Ukraina duhet të marrë armët që i nevojiten për të “fituar këtë luftë”.
Duke folur para gazetarëve në Bruksel, Stoltenberg tha se bisedimet mes anëtarëve të aleancës për të mbështetur Kievin do të vazhdojnë gjatë dy ditëve të ardhshme.
“Ne duhet të sigurohemi që Ukraina të marrë armët që i nevojiten për të qenë në gjendje të rimarrë territorin, të çlirojë tokat dhe të fitojë këtë luftë dhe të mbizotërojë si një komb sovran dhe i pavarur”, tha ai.
Ai gjithashtu ripërsëriti deklaratat që dha të hënën se presidenti rus, Vladimir Putin, është duke u përgatitur për më shumë luftë./UBTNews/