UBT News

Stoltenberg thotë se ofensiva e re ruse ka filluar

BERLIN, GERMANY - DECEMBER 01: NATO Secretary General Jens Stoltenberg and German Chancellor Olaf Scholz (not pictured) speak to the media during talks at the Chancellery on December 01, 2022 in Berlin, Germany. Issues the two leaders discussed include the ongoing Russian war in Ukraine and the protection of underwater European infrastructure. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

Një ofensivë e re e madhe ruse në Ukrainë ka filluar, thotë NATO.

Duke folur me gazetarët të hënën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se organizata nuk sheh “asnjë shenjë” se Vladimir Putin “po përgatitet për paqe”.

“Ajo që ne shohim është se presidenti Putin dhe Rusia ende duan të kontrollojnë Ukrainën”, tha Stoltenberg.

“Ne shohim se si ata po dërgojnë më shumë trupa, më shumë armë, më shumë potencial”.

Ukraina po përgatitet për një ofensivë të re — të madhe — nga Rusia, duke paralajmëruar më parë se ajo ka nevojë për avionë luftarakë dhe raketa me rreze të gjatë veprimi për ta kundërshtuar atë.

Në një përditësim të hënën, Stoltenberg tha se ministrat e mbrojtjes do të diskutojnë nëse do të furnizojnë Ukrainën me avionë gjatë një takimi dy-ditor në Bruksel këtë javë./UBTNews/

Exit mobile version