Duke folur në prag të samitit të NATO-s që do të mbahet të mërkurën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Rusia përbën kërcënim direkt për sigurinë. Stoltenberg tha se aleatët “do të bien dakord për një paketë të ndihmës gjithëpërfshirëse për Ukrainën”, duke përfshirë sistemet e sigurta të komunikimit dhe sistemet anti-drone.
“E gjithë kjo po bën ndryshim në fushën e betejës çdo ditë”, deklaroi shefi i NATO-s.
Në terma afatgjatë, “ne do të ndihmojmë Ukrainën të kalojë nga pajisjet ushtarake të epokës sovjetike në pajisjet moderne të NATO-s”./UBTNews/