Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se presidenti rus, Vladimir Putin, e ka nënvlerësuar aleancën dhe premtoi se do ta mbështesë Ukrainën “derisa ta fitojë luftën”.
Duke folur në një konferencë për media në Norvegji, Stoltenberg tha se bisedimet e brendshme mbi “fundit e konfliktit në Ukrainë” dhe “arritjen e paqes” mund të arrihen brenda aleancës.
Por nënvizoi se “Ukrainasit vendosin kushtet e paqes”.
“Roli i NATO-s është të mbështesë ukrainasit”, tha ai./UBTNews/