UBT News

Stoltenberg për sulmin e terrorist të 24 shtatorit: Autorët duhet të dalin para drejtësisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se personat përgjegjës për sulmin terrorist në veri duhet të dalin para drejtësisë.

Ai pas takimit me presidenten Osmani, nënvizoi sërish nevojën që Forca e Sigurisë së Kosovës të marrë konfirmimin e NATO-s para se të ndërhyjë në veri. Ai tha se NATO ka prioritet sigurinë në rajonin ballkanik.

Stoltenberg foli edhe për anëtarësimin e Kosovës në partneritetin për paqe.

“Anëtarësimi i në programin partneriteti për paqe kërkon vota unanime nga të gjitha shtetet anëtarë dhe nevojitet vendimi i të gjithë aleatëve të NATO-s dhe nuk e di kur mund të merret një vendim i tillë”, tha ai.

Exit mobile version