Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian ka folur edhe për Kosovën. Stoltenberg përmendi Kosovën, derisa po fliste për bashkëpunimin mes BE-së dhe NATO-s. Ai tha se si NATO po ashtu edhe BE “punojnë dorë për dore në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë”.
“Është mirë që të shohësh që vit për vit ne kemi qenë në gjendje të forcojmë bashkëpunimin mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian, në kibernetikë, në hapësirë, në infrastrukturën kritike, në lëvizshmërinë ushtarake dhe nE punojmë dorë për dore në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë”, tha Stoltenberg, gjatë adresimit në PE.
Shefi i NATO-s sot gjatë ditës do të takohet edhe me të parën e vendit, Vjosa Osmanin.
Në orën 14:00, Osmani do të pritet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin do të realizojë takim bilateral.
Osmani dhe Stoltenberg do t’ju adresohen gazetarëve në një konferencë të përbashkët për media, pas përfundimit të takimit.