UBT News

Stoltenberg: Ka ardhur koha që Turqia të miratojë anëtarësimin e Suedisë në NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i kërkoi Turqisë të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në aleancën ushtarake “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Stokholmi “ka mbajtur premtimet e tij, tani ka ardhur koha që Turqia të finalizojë procesin e anëtarësimit”, tha Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp në Bruksel.

Parlamenti turk filloi në mesin e nëntorit të shqyrtojë ofertën e Suedisë, e cila ka qenë në pritje që nga maji i vitit 2022. Sipas rregullave të NATO-s, 31 shtetet anëtare duhet të bien dakord para vendi të anëtarësohet. Turqia së bashku me Hungarinë po bllokojnë anëtarësimin e Stokholmit në aleancë.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka përdorur të drejtën e vetos për të marrë lëshime politike nga dy vendet nordike. Ankaraja ka akuzuar Suedinë se tregon butësi ndaj refugjatëve turq dhe kurdë brenda vendit, duke pretenduar se ata janë “terroristë”.

Disa nga ata që Turqia kërkon të deportohen në territorin e saj nga Suedia janë kundërshtarë të Erdoganit, si gazetari kritik, Bulent Kenes, ose aktivistë kurdë që janë angazhuar në veprimtari politike kundër qeverisë turke./UBTNews/

Exit mobile version