Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg qëndroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të martën për bisedime me presidentin amerikan, Joe Biden dhe sekretarin e shtetit, Antony Blinken.
Stoltenberg i tha Bidenit në një takim të Zyrës Ovale se “mbështetja që po japim së bashku për Ukrainën tani po bën një ndryshim në fushën e betejës” në mes të kundërsulmit të Kievit.
NATO u ka ofruar forcave ukrainase armë dhe armatim gjatë muajve të fundit për ta ndihmuar atë të kthejë territoret e pushtuara nga Rusia./UBTNews/